EKOLOGJI/Qytetari nga Gjilani kërkon ndërhyrje urgjente për mjedisin në Lagjen Zabel

Një qytetar nga Gjilani ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë mjedisore në Lagjen Zabel, afër Fshatit të Lumtur, ku ndodhet një deponi e egër mbeturinash.

​Përmes një reagimi publik, ai i ka bërë thirrje institucioneve komunale që të marrin masa ndaj përgjegjësve dhe të bëjnë pastrimin e menjëhershëm të kësaj zone.

​”I lus institucionet e Komunës së Gjilanit që të ndërmarrin masa ndaj keqbërësve të cilët pa fije turpi po e ndotin natyrën, si dhe të bëhet pastrimi i kësaj gjendjeje të mjerueshme,” është shprehur ai.

​Më tej, qytetari ka apeluar për ndërgjegjësim qytetar mbi pasojat e ndotjes, duke cituar edhe filozofin e poetin e njohur gjerman Novalis:

​”Një gjë duhet të jemi të sigurt: në një vend ku ndotet toka, largohet fauna dhe pakësohet uji. Kur i humbim këtë të dyja, nuk na duhet më shtëpia. Novalis thotë: ‘Poetët e njohin natyrën më mirë se shkencëtarët’, dhe unë i besoj kësaj thënieje.”

​Banorët e zonës presin reagimin dhe ndërhyrjen e shpejtë të inspekcionit dhe shërbimeve publike të Komunës së Gjilanit për sanimin e gjendjes.

Shpërndaj me të tjerët