SPORT/DKRS në Gjilan uron Kaula Hazirin për medaljen e artë në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut

 Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit i ka shprehur urimet më të përzemërta sportistes Kaula Haziri për suksesin e saj të jashtëzakonshëm në Kampionatin Mesdhetar të Bowlingut, i cili u zhvillua në Kroaci, ku ajo u stolisi me medaljen e artë.

​Ky rezultat i shkëlqyer është dëshmi e talentit, punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të lartë të Kaulës. Me këtë arritje të madhe, ajo ka bërë krenare familjen e saj, qytetin e Gjilanit dhe të gjithë sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

​”Urime Kaula! Vazhdo drejt sukseseve të reja dhe na bëj krenarë edhe në garat e ardhshme! Për sportistët tanë, gjithmonë do të ketë përkrahje dhe respekt”, thuhet në urimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Shpërndaj me të tjerët