SPORT/Punimet e ngadalta në Palestrën Sportive të Gjilanit rrezikojnë afatin e vitit 2027

​Ecuria e punimeve në Palestrën Sportive në Gjilan nuk po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Ndonëse sipas kontratës afati i përfundimit të këtij projekti është prilli i vitit 2027, ritmi i ngadaltë në terren lë pak hapësirë për optimizëm.

​Pasojat e kësaj vonese po i vuajnë drejtpërdrejt klubet vendase.

Pikërisht për shkak të mungesës së kushteve dhe mospërfundimit të kësaj palestre, klubi i basketbollit KB Drita, ndonëse e fitoi me meritë të drejtën për të hyrë në Superligë, nuk mund t’i zhvillojë garat në këtë nivel elitave.

 

Shpërndaj me të tjerët