Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idris Gjilani” në fshatin Velekincë të Gjilanit ka pranuar një donacion të veçantë nga një qytetar me zemër të madhe, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim.
Përmes këtij gjesti bujar, shkollës i janë dhuruar katër aparate uji, duke përmirësuar kështu kushtet për nxënësit dhe stafin arsimor.
Drejtuesit e shkollës kanë shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për këtë mbështetje, duke theksuar se akte të tilla humane lënë gjithmonë gjurmë pozitive në komunitet.
”Pavarësisht dëshirës suaj për të mbetur anonim, e mira që bëni për shkollën tonë nuk mbetet kurrë pa u vërejtur dhe pa u vlerësuar. Mirënjohja jonë për bujarinë dhe përkushtimin tuaj do të mbetet gjithmonë e veçantë”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Mulla Idris Gjilani”.
