SPORT / FC Drita thirrje qytetarëve: Të bashkuar në Marshin për çlirimtarët

​Klubi kampion i Kosovës në futboll, FC Drita, ka pritur sot në një vizitë drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të ardhur nga Prishtina.

​Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të klubit bardhekaltër, bëhet me dije se fokusi i këtij takimi kishte të bënte edhe me mbështetjen e iniciativave qytetare e kombëtare.

​Klubi gjilanas ka shfrytëzuar këtë moment për t’u bërë thirrje të gjithë tifozëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit të paralajmëruar për muajin shtator.

​”12 shtatori është data kur të gjithë duhet të jemi bashkë në Marshin për çlirimtarët”, thuhet në njoftimin e FC Dritës, duke e shoqëruar mesazhin edhe me moton e njohur #LiriaKaEmërUÇK.

Shpërndaj me të tjerët