SHËNDETËSI/QKMF në Gjilan analizon progresin e SMC-së dhe hapat e radhës për rritjen e cilësisë

Komiteti i Cilësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan ka mbajtur takimin e radhës punues, ku në qendër të vëmendjes ishte ecuria e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC).

​Në këtë takim morën pjesë drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, menaxhmenti i institucionit, si dhe kryesuesi i Komitetit të Cilësisë, Dr. Zejdush Tahiri, nën mentorimin e Dr. Lindita Çarkaxhiut.

​Gjatë punimeve të takimit u analizua nga afër progresi i arritur deri më tani në kuadër të SMC-së, si dhe u përcaktuan hapat e radhës që do të ndërmerren në këtë proces.

​Përfaqësuesit e institucionit ritreguan përkushtimin e tyre për të vazhduar me hapa konkretë drejt ngritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Shpërndaj me të tjerët