SPORT/Bytyçi flet para sfidës ndaj Feronikelit ’74 dhe ambiciet e Dritës

Futbollisti i Dritës, Altin Bytyçi, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes së radhës kundër Feronikelit ’74, ku ka shprehur gatishmërinë e skuadrës për këtë sfidë dhe ka folur për ambientimin e tij në klubin gjilanas.

​Bytyçi theksoi se ekipi është maksimalisht i përqendruar dhe se çdo përballje në kampionat kërkon seriozitet të lartë:

Jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ne duhet të shohim përpara. Drita gjithmonë ka ambicie të mëdha dhe secilën ndeshje e marrim me seriozitetin më të madh.”

Mbrojtësi po ashtu nënvizoi se është pritur mjaft mirë brenda grupit dhe se tashmë ndihet si në shtëpi:

Jam ambientuar shumë mirë këtu, nga fillimi ka pasur energji pozitive. Për mua, Drita është bërë si shtëpia e dytë.”

Shpërndaj me të tjerët