RAJONALE/Pensionohet ish-kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi

Nagip Arifi, një nga figurat më të njohura të jetës politike dhe institucionale shqiptare në Bujanoc, sot ka përmbyllur zyrtarisht karrierën e tij duke arritur moshën e pensionimit.

​I lindur më 9 shtator 1961 në Tërnoc, Arifi sot feston ditëlindjen e tij të 65-të, ditë kjo që shënon edhe fundin e një angazhimi të gjatë profesional e politik.

​Gjatë karrierës së tij më shumë se dydekadëshe, Arifi ka dominuar skenën politike lokale në Luginën e Preshevës, duke shërbyer për katër mandate si kryetar i Komunës së Bujanocit.

​Përveç drejtimit të komunës, ai ka lënë gjurmë të rëndësishme edhe në organizimin partiak.

Në vitin 2011, Arifi ishte ndër themeluesit e Partisë Demokratike (PD) në Bujanoc, një subjekt politik të cilin e udhëhoqi për vite me radhë.

​Si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në zhvillimet kryesore politike dhe institucionale të rajonit, pensionimi i Nagip Arifit shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në historinë politike bashkëkohore të Bujanocit.

Shenimet nga Lugina Press

Shpërndaj me të tjerët