SPORT/Gjilani mposht Ballkanin në derbin e javës së pestë dhe merr tri pikë të mëdha

SC Gjilani ka shënuar një fitore të madhe në derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, duke mposhtur FC Ballkanin me rezultat minimal 1-0.

​Goli që vendosi këtë sfidë u shënua në minutën e 67-të nga Robert Rrahmani, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të portierit mysafir për ta dërguar topin në rrjetë.

​Në këtë përballje, Gjilani u paraqit me një fytyrë krejt tjetër në fushë, duke treguar lojë mjaft cilësore dhe duke e dominuar sfidën në tërësi.

​Me këtë fitore mjaft të rëndësishme, Gjilani ngjitet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Shpërndaj me të tjerët