SC Gjilani ka shënuar një fitore të madhe në derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, duke mposhtur FC Ballkanin me rezultat minimal 1-0.
Goli që vendosi këtë sfidë u shënua në minutën e 67-të nga Robert Rrahmani, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të portierit mysafir për ta dërguar topin në rrjetë.
Në këtë përballje, Gjilani u paraqit me një fytyrë krejt tjetër në fushë, duke treguar lojë mjaft cilësore dhe duke e dominuar sfidën në tërësi.
Me këtë fitore mjaft të rëndësishme, Gjilani ngjitet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit.
