Në moshën 62-vjeçare, pas një sëmundjeje të pamëshirshme, ka ndërruar jetë Fatmir Abazi nga Përlepnica e Gjilanit, i atë i futbollistit të njohur kosovar, Leonit Abazi.
I ndjeri njihej nga rrethi dhe komuniteti si një njeri i urtë, i dashur, korrekt dhe punëtor i madh.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi mortor.
Njoftimi i plotë i familjes:
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 12.09.2026, ndërroi jetë më i dashuri ynë, babai ynë i shtrenjtë Fatmir Islam Abazi.
Largimi i tij na la dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona. Kujtimi, dashuria dhe veprat e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 13.09.2026, pas namazit të Drekës, në varrezat e fshatit Përlepnicë.
Të pikëlluar, Familja Abazi.”
