Mjekja e njohur, Dr. Arijeta Shaqiri, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Otorinolaringologjisë (IFOS) në Stamboll, si dhe në kursin intensiv mjaft specifik “Basic and Advanced Endoscopic Sinus Surgery – Cadaver Dissection Course”.
Përmes këtij trajnimi të avancuar në fushën e Kirurgjisë Funksionale Endoskopike të Sinuseve (FESS), Dr. Shaqiri ka përvetësuar teknikat më bashkëkohore që udhëhiqen nga emrat më të njohur ndërkombëtarë të kësaj fushe, si Prof. Dr. Islam Herzallah (Egjipt), Dr. Alkis Karligkiotis (Itali), Dr. Leigh Sowerby (Kanada), si dhe nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. Şükrü Aydın dhe Özden Savaş nga Turqia.
Me përfundimin e këtij specializimi, praktika mjekësore do të pasurohet me metoda moderne për trajtimin e patologjive të sinuseve përmes teknikave endoskopike. Kjo mundëson një ndërhyrje më të saktë, më të kontrolluar, me minimale traumë kirurgjikale dhe me rikuperim shumë më të shpejtë për pacientët.
”Vazhdojmë të sjellim njohuri, përvojë dhe teknikat më moderne në shërbim të shëndetit të pacientëve tanë,” është shprehur Dr. Shaqiri lidhur me këtë arritje të rëndësishme profesionale.
