MORTORE/Gjilani i jep lamtumirën e fundit të riut Arijanit Robelli – Nitit, mes pikëllimit dhe pjesëmarrjes masive

Me pjesëmarrje masive të familjarëve, miqve e qytetarëve të shumtë, i është dhënë lamtumira e fundit të riut nga Gjilani, Arijabit Robelli – Niti, i cili u nda nga jeta para kohe.

​I ndjeri njihej si një tifoz i apasionuar dhe i flaktë i futbollit gjilanas. Ndarja e tij e hershme nga jeta ka prekur thellë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetarët e Gjilanit.

​Në varrimin e tij, përpos qytetarëve të shumtë, ishin të pranishëm edhe anëtarë të dy grupeve të tifozëve, “Skifterat” dhe “Intelektualët”, duke treguar bashkim e respekt përtej rivalitetit sportiv në këtë ditë pikëllimi.

Po ashtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’i shprehur ngushëllime familjes, morën pjesë edhe anëtarë të shtabit teknik të FC Dritës si dhe përfaqësues të lartë të SC Gjilanit.

​I ndjeri u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes së madhe, por edhe nderimeve të larta nga e gjithë komuniteti gjilanas.

Shpërndaj me të tjerët