ARSIM/Donacion me pajisje sportive për shkollën në Zhegër

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër është pasuruar sot me një donacion të rëndësishëm të rekuizitave sportive, dedikuar nxënësve dhe zhvillimit të aktiviteteve fizike në këtë institucion arsimor.

​Donacioni i dorëzuar sot përmban komplete fanellash, shorce, topa si dhe pajisje të tjera të nevojshme sportive, të cilat janë mundësuar nga bashkatdhetari dhe donatori nga fshati Zhegër, Besart Hajrullahu.

​Me këtë rast, drejtoria e shkollës dhe stafi arsimor kanë shprehur falënderimet më të përzemërta për këtë gjest human dhe bujar, i cili ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe ushtrimit të sportit për të gjithë nxënësit.

​“Drejtoria e SHFMU ‘Agim Ramadani’ e falënderon përzemërsisht  Besart Hajrullahu për këtë gjest human dhe bujar, si dhe për kontributin e tij në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive në shkollë. Faleminderit për mbështetjen dhe bujarinë tuaj!”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.

​Kjo mbështetje nga komuniteti lokal është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe kujdesit për gjeneratat e reja dhe arsimin në fshatin Zhegër.

Shpërndaj me të tjerët