Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër është pasuruar sot me një donacion të rëndësishëm të rekuizitave sportive, dedikuar nxënësve dhe zhvillimit të aktiviteteve fizike në këtë institucion arsimor.
Donacioni i dorëzuar sot përmban komplete fanellash, shorce, topa si dhe pajisje të tjera të nevojshme sportive, të cilat janë mundësuar nga bashkatdhetari dhe donatori nga fshati Zhegër, Besart Hajrullahu.
Me këtë rast, drejtoria e shkollës dhe stafi arsimor kanë shprehur falënderimet më të përzemërta për këtë gjest human dhe bujar, i cili ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe ushtrimit të sportit për të gjithë nxënësit.
“Drejtoria e SHFMU ‘Agim Ramadani’ e falënderon përzemërsisht Besart Hajrullahu për këtë gjest human dhe bujar, si dhe për kontributin e tij në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive në shkollë. Faleminderit për mbështetjen dhe bujarinë tuaj!”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.
Kjo mbështetje nga komuniteti lokal është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe kujdesit për gjeneratat e reja dhe arsimin në fshatin Zhegër.
