LOKALE/Alban Hyseni pret në takim kampionin e matematikës, Beson Rrahmani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një takim të veçantë kampionin e ri të matematikës, Beson Rrahmani, i cili ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.

​Besoni ka arritur të radhitet i 3-ti në botë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Competition”, në kategorinë “Junior Primary”.

Në këtë garë prestiogjioze, ku morën pjesë më shumë se 1,000 garues nga mbarë bota, ai u vlerësua me titullin Kampion i Artë.

​Kryetari Hyseni vlerësoi lart arritjen e tij, duke e cilësuar talentin dhe përkushtimin e Besonit si një frymëzim për të gjithë dhe dëshmi të potencialit të rinisë kosovare. Me këtë rast, u shpreh falënderim i veçantë për familjen e tij, mësuesen Adriana Shala për përkushtimin, si dhe shkollën “Musa Zajmi” për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin e tij.

​Nga komuna e Gjilanit është rikonfirmuar zotimi se do të vazhdojnë të jenë gjithmonë krah talentëve të tillë, duke investuar dhe mbështetur zhvillimin e tyre në rrugëtimin drejt arritjeve të reja shkencore.

Shpërndaj me të tjerët