SPORT/REKORDE/ ​Burj Khalifa vishet kuq e zi në sfidën e dyfishtë të Agim dhe Leutrim Agushit për Rekordet GUINNESS

 Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, do të mbulohet me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi për të kremtuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky spektakël i jashtëzakonshëm do të organizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Nëntori i shqiptarëve”, ku dy sportistët nga Smira e Dardanës (Kamenicë), Agim dhe Leutrim Agushi, do të sfidojnë rrokaqiejn me dy rekorde botërore GUINNESS.

​Ky aktivitet i madh sportiv e festiv do të shtrihet në dy ditë me radhë:

​Më 27 Nëntor 2026 (Ora 10:00), Leutrim Agushi do të hapë siparin e këtij aktiviteti duke tentuar thyerjen e rekordit GUINNESS për vrapim lart shkallëve të Burj Khalifës.

Ai synon të përshkojë 160 katet dhe 3,476 shkallët e ndërtesës brenda kohës limit prej vetëm 30 minutash.

​Më 28 Nëntor 2026 (Ora 10:00), në kulmin e këtij aktiviteti, pikërisht në Ditën e Flamurit, Agim Agushi do të realizojë sfidën e tij spektakolare të ngjitjes në 160 katet (3,476 shkallët) e ndërtesës duke zhongluar pa ndërprerje me top në kokë.

​Përmes këtij aktiviteti unik, sportistët tanë do të bashkojnë triumfin e rekordeve botërore me festën më të rëndësishme kombëtare, duke e lartësuar simbolin kuq e zi në majën më të lartë të rruzullit tokësor.

Shpërndaj me të tjerët