SPORT/Ndeshja miqësore ndërmjet Veteranëve të Gjilanit dhe atyre të Detroitit përfundon pa fitues

​Ndeshja me karakter festiv e miqësor ndërmjet Veteranëve të Gjilanit dhe Veteranëve të Detroitit ka përfunduar me barazim 1:1, në një përballje që dhuroi emocione dhe sportivitet.

​Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga kontinentit i largët me golin e shënuar nga Ben Lumaj.

Megjithatë, vendësit u përgjigjën me kohë dhe arritën të barazonin shifrat përmes Premton Mujës, rezultat i cili mbeti i paprekur deri në bilbilin e fundit.

​Kjo përballje shkoi përtej një ndeshjeje të zakonshme futbolli, duke u shndërruar në një festë të mirëfilltë miqësie e vëllazërie. Pas përfundimit të takimit në fushlojë, të dyja taboret vazhduan festën në një darkë të përbashkët, ku u shkëmbyen kujtime dhe u konsoliduan lidhjet mes futbollistëve kosovarë dhe atyre nga diaspora.

Shpërndaj me të tjerët