SOLIDARITET/Karabinierët Italianë dhe Kryqi i Kuq në Gjilan ndihmojnë një familje në nevojë

Carabinierët Italianë dhe Kryqi i Kuq në Gjilan ndihmojnë një familje në nevojë

​Gjatë muajit shtator 2026, Carabinierët Italianë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan, kanë realizuar një aksion humanitar në mbështetje të familjeve me gjendje të rënduar ekonomike.

​Në kuadër të këtij bashkëpunimi, për një familje në nevojë janë dhuruar pako me artikuj ushqimorë si dhe veshmbathje, duke u dalë në ndihmë për përballimin e sfidave të përditshme.

​Ky aksion dëshmon edhe një herë përkushtimin e vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave humanitare lokale për të qëndruar pranë qytetarëve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje e solidaritet. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët