Java që startoi sot (5–9 tetor) në Kosovë do të karakterizohet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ditët do të jenë me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, ndërsa mëngjeset do të mbeten të ftohta, ku në zona të caktuara temperaturat minimale mund të zbresin edhe në vlera negative.
Deri të enjten, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 26°C, ndërsa ato minimale do të sillen nga -1 deri në 5°C.
Një ndryshim gradual i motit pritet ditën e premte, ku vranësirat do të shtohen duke krijuar kushte për riga shiu, me temperatura që do të lëvizin nga 3 deri në 24°C dhe erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 8 m/s.
Për shkak të mëngjeseve të ftohta, bujqve u rekomandohet kujdes ndaj kulturave perimore të ndjeshme, ndërsa kushtet biometeorologjike gjatë ditës do të jenë përgjithësisht të favorshme. / dita24h /
