Me organizimin e Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, dhe nën udhëheqjen e kryesuesit të Komisionit, Burim Kryeziu, si dhe me mbështetjen e OSBE-së, është mbajtur punëtoria për hartimin e Rregullores komunale për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në shërbimin civil.
Në këtë punëtori morën pjesë drejtorët e drejtorive komunale dhe udhëheqësit e sektorëve të shërbimit civil, me fokus në rritjen e efikasitetit të administratës vendore.
Diskutimet kryesore u förqendruan në strukturën organizative të administratës, sistematizimin e vendeve të punës dhe përcaktimin e qartë të detyrave e përgjegjësive për secilin zyrtar.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit dhanë propozime dhe sugjerime konkrete për përmbajtjen e rregullores, me qëllim harmonizimin e saj të plotë me legjislacionin në fuqi dhe përshtatjen me nevojat reale të administratës komunale.
