SPORT/KV Drita përforcohet me korrektorin amerikan Brenden Hardt

Klubi i volejbollit Drita (Meshkujt) ka përmbyllur merkaton për sezonin e ri duke goditur fuqishëm në afatin kalimtar. Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar transferimin e volejbollistit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brenden Hardt.

​Hardt, i cili është i gjatë 208 centimetra, luan në pozitën e korrektorit dhe vjen si një përforcim i madh për të rritur cilësinë dhe fuqinë sulmuese të skuadrës gjilanase.

​Me gjatësinë e tij mbresëlënëse, përvojën dhe forcën në goditje, volejbollisti amerikan pritet të jetë një nga pikat kryesore të ekipit dhe një vlerë e shtuar në arritjen e objektivave për edicionin e ri garues.

​Me zbarkimin e Hardt, KV Drita i jep fund lëvizjeve në merkato dhe kompleton përfundimisht grupin e lojtarëve me të cilët do të kërkojë sukseset në kampionat.

​Klubi gjilanas i ka uruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardhekaltër, duke i uruar suksese të mëtejshme me fanellën e Dritës. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët