Klubi i Pingpongut (KPP) “Gjilani” – Femrat është pajisur me dresa të reja sportive, me të cilat sportistet gjilanase do të përfaqësojnë klubin në garat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare gjatë këtij sezoni.
Me këtë rast, drejtuesit e klubit kanë shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tyre të sinqertë për sponsorët BRICKOS SHPK dhe MONUNI SHPK, për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin klubit, si në sigurimin e uniformave, ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve gjatë gjithë vitit.
“Për ne, kjo mbështetje është shumë më tepër se sponsorizim , është një investim në sportin, talentin dhe të ardhmen e sportisteve tona! Si klub, po përpiqemi që këtë përkrahje ta shpërblejmë në mënyrën më të mirë të mundshme: me rezultate historike, suksese të jashtëzakonshme dhe paraqitje dinjitoze në çdo garë,” thuhet në njoftimin e klubit.
KPP Gjilani ka falënderuar edhe një herë kompanitë partnere që po bëhen pjesë e rrugëtimit të tyre drejt sukseseve të reja, duke pasur si moto se të bashkuar janë gjithmonë më të fortë.
