SPORT/KPP Gjilani me uniforma të reja e synime të mëdha

Klubi i Pingpongut (KPP) “Gjilani” – Femrat  është pajisur me dresa të reja sportive, me të cilat sportistet gjilanase do të përfaqësojnë klubin në garat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare gjatë këtij sezoni.

​Me këtë rast, drejtuesit e klubit kanë shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tyre të sinqertë për sponsorët BRICKOS SHPK dhe MONUNI SHPK, për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin klubit, si në sigurimin e uniformave, ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve gjatë gjithë vitit.

​“Për ne, kjo mbështetje është shumë më tepër se sponsorizim , është një investim në sportin, talentin dhe të ardhmen e sportisteve tona! Si klub, po përpiqemi që këtë përkrahje ta shpërblejmë në mënyrën më të mirë të mundshme: me rezultate historike, suksese të jashtëzakonshme dhe paraqitje dinjitoze në çdo garë,” thuhet në njoftimin e klubit.

KPP Gjilani ka falënderuar edhe një herë kompanitë partnere që po bëhen pjesë e rrugëtimit të tyre drejt sukseseve të reja, duke pasur si moto se të bashkuar janë gjithmonë më të fortë.

​

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët