GJILAN, 14 Tetor 2026 – Listës së Përfaqësueses së Kosovës U15 për turneun e ardhshëm ndërkombëtar në Bullgari i është bashkuar edhe një tjetër talent nga futbolli i Gjilanit.
Bëhet fjalë për sulmuesin e FC Dritës, Real Jahiu, i cili ka marrë ftesë zyrtare nga përzgjedhësi Ilir Nallbani.
Jahiu po kalon një formë të shkëlqyer me moshat e reja të Dritës, ku në vetëm 11 ndeshje ka arritur të shënojë 31 gola, duke u konfirmuar si top-golashënuesi kryesor i ekipit.
Hapat e parë në futboll i ka nisur në Gjermani, ku që në moshën 14-vjeçare ishte dalluar si golashënuesi më i mirë në rajonin e Berlinit.
Në këtë turne ndërkombëtar, Dardanët e rinj të Kosovës U15 do të masin forcat përballë përfaqësueseve të Moldavisë, Armenisë dhe mikpritëses, Bullgarisë.
Me profilin e një sulmuesi me perspektivë të ndritshme, nga Jahiu priten paraqitje premtuese edhe në arenën ndërkombëtare.
/ dita24h /
