GJILAN, 14 Tetor 2026 – Shkolla e Futbollit e SC Gjilanit vazhdon të jetë vatër e rëndësishme e zhvillimit të talenteve për përfaqësueset e reja të Kosovës. Së fundmi, ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Kosovës U16 ka marrë futbollisti i këtij klubi, Ensar Rexhepi.
Rexhepi është përfshirë në listën e selektorit Ilir Nallbani për turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në Azerbejxhan. Futbollisti gjilanas do të jetë pjesë e ekspeditës dardane nga data 21 deri më 31 Tetor.
Nga SC Gjilani i kanë uruar shumë fat dhe suksese Ensarit dhe të gjithë futbollistëve të tjerë të kombëtares, me shpresën për paraqitje të dinjitetshme dhe rezultate pozitive në këtë përfaqësim ndërkombëtar. / dita24h /
