Admirim Muji i SC Gjilanit ftohet nga Kosova U15 për turneun në Bullgari

Shkolla e Futbollit e SC Gjilanit ka marrë një tjetër lajm të mirë sa i përket zhvillimit të talenteve të reja. Futbollisti i kësaj shkolle, Admirim Muji, ka marrë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Kosovës U15.

​Nën drejtimin e selektorit Ilir Nallbani, talenti gjilanas Muji do të jetë pjesë e ekspeditës dardane që do të udhëtojë drejt Bullgarisë për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar.

Në këtë turne, Kosova U15 do të përballet me përfaqësueset e Moldavisë, Armenisë dhe mikpritëses, Bullgarisë.

​Nga SC Gjilani i kanë uruar fat dhe suksese të shumta Admirimit dhe të gjithë reprezentuesve të tjerë, me shpresën për paraqitje dinjitoze që do ta bëjnë krenar futbollin kosovar.

Shpërndaj me të tjerët