Rinia nga Bujanoci freskon mërgimtarët në kufi, një gjest për çdo respekt

Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, aty ku kolonat e gjata dhe temperaturat e larta po sfidojnë mërgimtarët, disa të rinj nga Bujanoci kanë ndërmarrë një veprim përplot humanizëm,  po shpërndajnë ujë të freskët për bashkatdhetarët që presin me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari dhe pronari i TV Spektrit në Bujanoc, Nexhat Behluli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ndër të tjera thekson:
“Një gjest simbolik, por që tregon shpirtin vëllazëror të rinisë nga Lugina e Preshevës ndaj mërgimtarëve kosovarë.” “Një gjest i vogël, një falënderim i madh për dashurinë që sillni çdo verë në vendlindje”, ka shkruar Behluli, duke vlerësuar përkushtimin dhe ndjeshmërinë e këtyre të rinjve në këtë periudhë të ngarkuar.

 

Shpërndaj me të tjerët