Një aksion i jashtëzakonshëm humanitar ka bërë bashkë forcën e ligjit dhe vullnetin e mirë, duke dëshmuar se solidariteti nuk njeh as kufij gjeografikë e as uniforma.
Më datën 04.06.2026, Karabinierët Italianë, të cilët shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë, së bashku me ekipin e Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan, kanë organizuar një vizitë humanitare për t’i dalë në ndihmë një familjeje në gjendje të rëndë ekonomiko-sociale në rajonin e Gjilanit.
Në këtë aksion të përbashkët, familjes në nevojë iu dorëzuan pako të konsiderueshme ushqimore, artikuj higjienikë si dhe veshmbathje të ndryshme për të gjithë anëtarët, duke u siguruar atyre mbështetjen e domosdoshme për tejkalimin e sfidave të përditshme.

