SIGURIA/Policia në Gjilan shqipton mbi 1.500 gjoba për një javë

Gjilan, 16 tetor 2026 — Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës nga 9 deri më 15 tetor 2026 ka vazhduar zbatimin e planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.

​Gjatë kësaj periudhe njëjavore, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1.519 gjoba për kundërvajtësit e rregullave të trafikut.

​Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj kohe janë hetuar 16 aksidente me të lënduar dhe 10 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, për 29 ngasës është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik.

​Lidhur me shkeljet e tjera të rregullave, janë shqiptuar 60 gjoba për mos-përdorim të rripit të sigurisë si dhe 38 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

​Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë ngasësve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të vendosin rripin e sigurisë, të shmangin përdorimin e telefonit dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve e sinjalistikës rrugore, duke rikujtuar se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët