Gjilan, 16 tetor 2026 — Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, gjatë periudhës nga 9 deri më 15 tetor 2026 ka vazhduar zbatimin e planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe njëjavore, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1.519 gjoba për kundërvajtësit e rregullave të trafikut.
Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj kohe janë hetuar 16 aksidente me të lënduar dhe 10 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, për 29 ngasës është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik.
Lidhur me shkeljet e tjera të rregullave, janë shqiptuar 60 gjoba për mos-përdorim të rripit të sigurisë si dhe 38 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë ngasësve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të vendosin rripin e sigurisë, të shmangin përdorimin e telefonit dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve e sinjalistikës rrugore, duke rikujtuar se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët./ dita24h /
