Gjatë këtij vikendi në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, por me mëngjese e mbrëmje të ftohta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 15°C.
Të dielën pritet një ngritje e lehtë e temperaturave ditore, me maksimalet që do të kapin vlerat nga 13°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi.
IHMK rekomandon veshje më të ngrohtë gjatë orëve të mëngjesit dhe u bën thirrje fermerëve të mbrojnë kulturat bujqësore të ndjeshme nga ngricat e mundshme të hershme. / dita24h /
