Në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë u mbajt ceremonia zyrtare e dorëzimit të certifikatës së Guinness World Records nga rekordmeni i njohur, Agim Agushi, për arritjen e tij të jashtëzakonshme të mbajtjes së topit me kokë duke zhveshur 28 fanella.
Gjatë kësaj vizite me peshë historike e kulturore, muzeut iu dhurua edhe “Labirinti i Smirës” (Rrethi i Smirës), një kopje e simbolit 2000-vjeçar iliro-dardan që përfaqëson gjeometrinë e shenjtë dhe ciklin e jetës, si një dëshmi kuptimplote nga vendlindja e rekordmenit, Smira e Vitisë.
Kjo ngjarje shënoi një gërshetim të përsosur të historisë sonë antike me suksesin modern sportiv, duke lënë gjurmë të veçanta në qytetin e Pavarësisë. / dita24h /
