Gjilan, 20 tetor 2026 – Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtarit të njohur financiar të Komunës së Gjilanit, Remzi Isufi.
I ndjeri Isufi ka dhënë një kontribut të çmuar dhe me përkushtim të lartë profesional në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa që nga periudha e pasluftës, duke qenë përherë në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve lokale.
Angazhimi i tij në fushën e financave daton që nga periudha e paraluftës, kur ai shërbeu si pjesë e Këshillit për Financim në Gjilan.
Lidhur me këtë humbje të madhe, me një telegram ngushëllimi është deklaruar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Avdyl Kastrati.
„Në emër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe në emrin tim personal, familjes Isufi, të afërmve dhe kolegëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Kontributi dhe kujtimi për të do të mbeten të respektuar ndër breza. U prehtë në paqe!“, është shprehur Kastrati.
Kujtimi për profesionalizmin dhe përkushtimin e Remzi Isufit do të mbetet i paharruar nga kolegët dhe komuniteti gjilanas. / dita24h /
