Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot, me unanimitetin e të gjithë asamblistëve, propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike lokale.
Përmes këtij vendimi, ndërmarrjeve “Stacioni i Autobusëve Gjilan” dhe “Tregu” u ndahen nga 85 mijë euro secilës, me një vlerë të përgjithshme mbështetjeje prej 170 mijë eurosh.
Kjo ndihmë financiare synon të ndikojë drejtpërdrejt në stabilizimin financiar të Stacionit të Autobusëve, si dhe në përmirësimin e kapaciteteve operative të ndërmarrjes “Tregu”, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës së Gjilanit./ dita24h /
