MOTI/Java nis me vranësira e reshje shiu, në viset e larta parashikohet borë

Java e parë e muajit nëntor në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, i freskët dhe me reshje të herëpashershme shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën 2 deri më 6 nëntor, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, ndërsa në zonat malore priten edhe reshjet e para të borës.

​Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu, ku temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 11 °C.

Reshjet më të theksuara parashikohen ditën e martë, kur në viset e larta mbidetare shiu do të pëzihet me borë, ndërsa temperaturat maksimale nuk do t’i kalojnë 8 °C.

​Vranësirat dhe mundësia për riga shiu do të vijojnë edhe të mërkurën e të enjten, me temperatura minimale nga 0 deri në 3 °C dhe maksimale deri në 9 °C.

Një përmirësim gradual i kushteve meteorologjike dhe kthjellime të pjesshme me intervale me diell priten vetëm ditën e premte, megjithëse mëngjesi do të jetë me ngrica (nga -1 °C) dhe dita me temperatura deri në 11 °C. Era gjatë gjithë javës do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi të dobët deri mesatare prej 1 deri në 6 m/s.

​Nga aspekti biometeorologjik, kushtet do të jenë mesatarisht të pafavorshme për shkak të lagështisë dhe ftohtit, ndaj rekomandohet përdorimi i veshjeve më të ngrohta, veçanërisht për personat me sëmundje kronike.

Ndërkohë, për sektori e bujqësisë këto reshje janë të favorshme për rimbushjen e tokës me lagështi, ndërsa fermerët këshillohen të shfrytëzojnë periudhat pa shi për të përfunduar punimet e vjeshtës.

Shpërndaj me të tjerët