KV Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur KV Ulpianën me rezultat të pastër 3-0 në sete, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Lipjan.
Gjilanaset treguan një paraqitje të shkëlqyer në parket, duke dominuar lojën përmes përkushtimit, luftës sportive dhe frymës së fortë ekipore gjatë të gjithë takimit.
Nga klubi kanë falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe sponsorët për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin ekipit në këtë ecuri garuese.
Ndeshjen e radhës KV Drita do ta zhvillojë të dielën, ku do të luajë sërish në udhëtim përballë KV Pejës. /dita24h/
