Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke lënë në pikëllim familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Gjatë karrierës së tij, Bajram Isufi ka ushtruar disa funksione drejtuese, si drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit, si dhe drejtor i kompanisë “Eco-Higjiena”.
Së fundmi, ai ushtronte detyrën e drejtorit në Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në angazhimin e tij profesional dhe në shërbimin ndaj qytetit.
Ai ishte një mik i çmuar, njeri i dashur dhe i respektuar, i cili me përkushtimin dhe seriozitetin e tij fitoi respektin e të gjithëve.
Po ashtu, Bajram Isufi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u rreshtuar në shërbim të lirisë dhe çlirimit të vendit tonë.
Kontributi i tij, përfshirë edhe angazhimin e gjatë në sferën sportive si kryetar i KH Zhegra dhe anëtar i Bordit të FHK-së, do të mbeten gjithmonë në kujtesë.
Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
