HUMANE/Kujdesi dhe profesionalizmi i onkologut gjilanas Arben Bislimi fitojnë mirënjohjen e pacientes

Një paciente me inicialet L. LL, ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e saj të thellë për kujdesin shëndetësor dhe përkushtimin e treguar nga onkologu i njohur kosovar nga Gjilani, dr. Arben Bislimi.

​Përmes një mesazhi falënderues, pacientja ka vlerësuar lart punën e mjekut, duke u shprehur e lumtur që ka pasur fatin të jetë nën kujdesin e tij profesional gjatë procesit të trajtimit.

​„Doktor onkolog Arben A. Bislimi, falemnderit për kujdesin që ke bërë për mua. Jam mirënjohëse dhe e lumtur që pata fatin të jem paciente e jotja. Shumë respekt për ty, qofsh me jetë të gjatë e paç shëndet. Lum Kosova që të ka, falemnderit doktor“, ka shkruar pacientja në mesazhin e saj.

​Dr. Arben Bislimi njihet gjerësisht si një mjek i aftë, mjaft profesional, komunikues, i dashur me pacientët dhe mjaft modest në punën e tij të përditshme në shërbim të shëndetit publik. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët