Klubi i Xhudos „Gjilani“ ka shkëlqyer gjatë kësaj fundjave në dy gara ndërkombëtare, duke u stolisur me medalje të arta dhe të bronzta në turnetë e zhvilluar në Shkup dhe Cetinje.
Në turneun ndërkombëtar „Mioki Open“ në Shkup, xhudistja Isra Halimi ka shkëlqyer duke u stolisur me vendin e parë dhe medaljen e artë pas një paraqitjeje dhe lufte të jashtëzakonshme, ndërsa Stina është renditur në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronzit.
Ndërkohë, sukseset e klubit kanë vazhduar edhe në Cetinje, ku Elisa Osnani ka fituar vendin e parë dhe medaljen e artë.
Në të njëjtin turne, Anel Maliqi dhe Belkza janë stolisur me vendin e tretë, duke fituar medaljet e bronzit dhe duke dëshmuar formën e lartë të garuesve gjilanas.
Drejtuesit e Klubit të Xhudos „Gjilani“ kanë shprehur krenarinë e tyre për paraqitjet fantastike të sportistëve, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e treguar në arenën ndërkombëtare. /dita24h/
