Kryetari i Lëvizjes Qytetare „Vatra“, Kushtrim Kadriu, u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Përmes një mesazhi publik, Kadriu ka theksuar se pjesëmarrja në këto zgjedhje është një mundësi kyçe për të shprehur vullnetin qytetar dhe për të fuqizuar përfaqësimin e shqiptarëve.
„Të nderuar qytetarë të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), sot po mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë demokratike dhe një mundësi për të shprehur vullnetin tuaj. Vota juaj është zëri juaj. Ajo dëshmon praninë, vullnetin dhe përfaqësimin tuaj“, ka porositur Kadriu.
Lëvizja Qytetare „Vatra“ vazhdimisht ka ngritur zërin për të drejtat dhe statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e parë procesin e sotëm zgjedhor si me rëndësi të veçantë për të ardhmen e këtij rajoni. /dita24h/
