SPORT/Drita ndalet në Skenderaj, barazon 1:1 me Drenicën

Drita nuk ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica, pasi ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Skenderajt, në kuadër të javës së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Skuadra gjilanase kaloi në epërsi në minutën e 18-të, kur Albert Dabiqaj, me një goditje me kokë, shënoi për 0:1.

Megjithatë, epërsia e Dritës zgjati vetëm shtatë minuta. Në minutën e 25-të, Genc Hamiti shënoi për vendasit, duke barazuar rezultatin në 1:1, që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Me këtë barazim, Drita arrin kuotën e 21 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt të tabelës, ndërsa Drenica mbetet në vendin e tetë me 12 pikë.

Shpërndaj me të tjerët