MJEDIS/ Reagim i ashpër ndaj ndotjes së lumenjve dhe natyrës

Në një kohë kur natyra e Anamoravës kërkon kujdes dhe mbrojtje të shtuar, fotoreporteri i njohur i faunës dhe aktivisti i flaktë i mjedisit, Arian Mavriqi, ka ndarë sërish shqetësimin e tij të thellë për gjendjen e lumenjve tanë.

​Përmes një postimi të përcjellë me fotografi të papastërtive të hedhura brenda rrjedhës së ujit, Mavriqi ka shprehur indinjatën e tij ndaj pandërgjegjësisë qytetare, duke e shoqëruar reagimin me fjalët:

​“Marakli te hedhjes se mbeturinave në lumenjë!”

Ky apel i radhës shërben si një kambanë alarmi për ruajtjen e pasurive natyrore dhe një thirrje e hapur për vetëdijesim kolektiv ndaj mbrojtjes së mjedisit nga hedhja e papërgjegjshme e mbeturinave./ dita24h/

Shpërndaj me të tjerët