Pas disfatës në xhiron e kaluar ndaj Ferizajve, skuadra e Dritës është rikthyer menjëherë te rezultatet pozitive, duke shënuar një fitore të rëndësishme si vendase ndaj Fushë Kosovës.
Në kuadër të javës së 9-të të Superligës A në volejboll, KV Drita ka triumfuar me rezultat të pastër 3:0 në sete.
Volejbollistët e Dritës kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund para shikuesve të vet, duke mos e vënë në pikëpyetje fitoren në asnjë moment.
Mysafirët e KV Fushë Kosovës tentuan të rivalizonin më shumë në setin e tretë, por pa arritur të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes.
Ky dominim u reflektua qartë edhe në rezultatin e secilit set: 16:25; 16:25; 22:25
Me këtë triumf, KV Drita konfirmon formën e shkëlqyer këtë edicion garues, duke regjistruar fitoren e tetë krahas vetëm një disfate në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, çka e mban në krye të luftës për pozitat e larta në tabelë./dita24h/
