Biblioteka e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan ka marrë pamje të re falë një investimi të Qeverisë së Turqisë, të realizuar si projekt civilo-ushtarak nga KFOR-i turk.
Për këtë qëllim, drejtori i shkollës, Ilir Vokshi, priti në takim ushtarakët e Kryesisë dhe Këshillit Turk në Kosovë (me seli në Prizren), të cilët i falënderoi për kontributin e dhënë.
”Ky donacion është shumë i rëndësishëm për nxënësit e shkollës sonë,” u shpreh Vokshi, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në projekte të tjera të ardhshme./dita24h/
