KULTURË/Vjeshta letrare e Gjilanit vijon me promovimin e dy vëllimeve poetike të Zize Pepshit

Manifestimi tradicional kulturor “Vjeshta letrare e Gjilanit” do të vazhdojë këtë të shtunë, më 14 nëntor 2026, me veprimtarinë e katërt letrare në kuadër të edicionit të 17-të.

Këtë herë, publiku gjilanas do të ketë rastin të njihet nga afër me dy vëllimet poetike të autores Zize Pepshi.

​Takimi letrar do të mbahet në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, duke filluar nga ora 12:00.

​Vlerësimet kritike dhe letrare për këto dy botime do t’i paraqesin studiuesit dhe kritikët e njohur letrarë, Shefqet Dibrani, Nexhat Rexha dhe Sulejman Dërmaku.

Veprimtaria do të moderohet nga mr. Donjetë Kryeziu, ndërsa vargjet e përzgjedhura nga krijimtaria poetike e autores do t’i deklamojnë Vlera Kastrati, Asmir Kastrati dhe Kështjellë Pepshi.

​Organizatorët ftojnë të gjithë krijuesit dhe artdashësit e fjalës së shkruar që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët