Nga sot, shtetasit e huaj që aplikojnë për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund ta kryejnë këtë procedurë tërësisht online përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, i cili e cilësoi këtë shërbim si një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të administratës publike, me qëllim lehtësimin dhe shpejtimin e procedurave administrative.
Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi përmes kësaj platforme mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Të interesuarit mund të qasen dhe të aplikojnë direkt përmes linkut zyrtar: ekosova.rks-gov.net./dita24h/
