DIGJITALIZIM/Shërbim i ri në e-Kosova, lansohet aplikimi online për lejeqëndrim

Nga sot, shtetasit e huaj që aplikojnë për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund ta kryejnë këtë procedurë tërësisht online përmes platformës shtetërore e-Kosova.

​Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, i cili e cilësoi këtë shërbim si një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të administratës publike, me qëllim lehtësimin dhe shpejtimin e procedurave administrative.

​Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi përmes kësaj platforme mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

​Të interesuarit mund të qasen dhe të aplikojnë direkt përmes linkut zyrtar: ekosova.rks-gov.net./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët