LOKALE/Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve në Gjilan në funksion çdo ditë

Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe më gjerë, duke marrë parasysh interesimin e vazhdueshëm për shitblerjen e kafshëve,  si për therje, ashtu edhe për kultivim,  peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve është në funksion çdo ditë, me orar të rregullt.

​Sipas njoftimit të NPL „Tregu“, ky shërbim ofron peshim të saktë dhe korrekt, shërbim të besueshëm dhe transparent, si dhe ambient të përshtatshëm për automjete dhe makineri të ndryshme transportuese.

​NPL „Tregu“ bën të ditur se përmes këtyre shërbimeve synohet lehtësimi i aktivitetit tregtar dhe garantimi i një procesi të rregullt e të besueshëm të peshimit për fermerët, blegtorët dhe qytetarët./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët