Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe më gjerë, duke marrë parasysh interesimin e vazhdueshëm për shitblerjen e kafshëve, si për therje, ashtu edhe për kultivim, peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve është në funksion çdo ditë, me orar të rregullt.
Sipas njoftimit të NPL „Tregu“, ky shërbim ofron peshim të saktë dhe korrekt, shërbim të besueshëm dhe transparent, si dhe ambient të përshtatshëm për automjete dhe makineri të ndryshme transportuese.
NPL „Tregu“ bën të ditur se përmes këtyre shërbimeve synohet lehtësimi i aktivitetit tregtar dhe garantimi i një procesi të rregullt e të besueshëm të peshimit për fermerët, blegtorët dhe qytetarët./dita24h/
